Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Seferi nga Beogradi: Kidnapimin i policëve u publikua nga media që përkrahë Vuçiqin

Gazeta10
14 June 2023 - 18:21

Gazetari shqiptar nga Beogradi, idro Seferi ka treguar se lajmi për arrestimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës, fillimisht u bë publik nga portali Novosti, gazetë e afërt me pushtetin e Serbisë, duke i publikuar së pari disa fotografi nga momenti i arrestimit të tyre.

Seferi në Kanal10 tha se pas këtij momenti, Ministria e Brendshme e Serbisë ka dal me një video tjetër ku shihen zyrtarët policorë me duar e sy të lidhur, transmeton Gazeta10.

“ Ajo që ka pasur ka qenë një mbledhje të jashtëzakonshme e Zyrës për Kosovë, me shefin e saj Petar Petkoviqit, i cili tha që tre policët kanë qenë në territorin e Serbisë. Ai tha se policët u arrestuan në territorin e Rashkës. Ai tha se Serbia është e gatshme t’i tregoj të gjitha faktet, si dhe e gatshme për t’i bërë të gjitha eskpertizat ndërkombëtare.”, tha Serferi në Info10.

Seferi tha se konferenca për shtyp e Petkoviqit ka shërbyer edhe për akuza ndaj kryeministrit Kurti dhe Kosovës, duke e akuzuar atë për gjithë këtë situatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.