Sport

Sejdiu: Ballkani mund ta befasojë Sivasporin në Turqi

Gazeta10
06 Tetor 2022 - 13:15

Gani Sejdiu, trajneri i shumë klubeve kosovare dhe kampion i Kosovës me Ferronikelin ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjën e Conference League Sivasspor – Ballkani. ai shprehet optimist që Suharekasit mund të marrin pikë në këtë ndeshje, raporton Gazeta10.

“Normal që është një ndeshje e vështirë,edhe pse kundërshtari po kalon një formë jo të mirë në kampionat,por ky është tjetër kompeticion dhe mund të ndryshojnë gjërat.Por Ballkani veq si duket ka bërë paqe me vetën dhe e ka bërë detyrim që pavarësisht nivelit të kundërshtarit të na surprizojë me paraqitje të një niveli shumë të lartë kështuqe edhe sot jam i bindur se do të veprojë njëjtë pavarësisht rezultatit”.

Ballkani për këtë ndeshje do të ketë mungesa të shumta shkaku i lëndimeve dhe kartonave. Mungesat do të jenë: Edvin Kuç, Nazmi Gripshi, Leonit Abazi, Rrusem Hoxha dhe Leotrim Bekteshi i cili nuk është i gatshëm 100% për lojë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.