
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrelin për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se palët duhet të angazhohen në dialog, por Prishtina duhet të de-përshkallzojë dhe mos të marrë hapa të njëanshëm destabilizues.
“Fola me HR/VP @JosepBorrellF për #Kosovën . Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues. @NATO_KFOR do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt.”, shkroi ai në twitter.