Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sekretari i ri i Vetëvendosjes ka në bankë 1,2 milionë euro, shtëpi, toka e banesa…

Gazeta10
23 October 2022 - 20:53

Alim Rama do të jetë sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti që qeverisë me vendin. Por subjekti politik i orientuar ideologjikisht në të majtë, sekretar do të ketë një milioner, raporton Express.

Mbi 1 milion e 200 mijë euro i ka të raportuara Rama – ai është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Këto mjete financiare i ka nëpër banka të ndryshme vendore, por edhe të huaja.

Por pasuria e tij nuk mbaron vetëm me para kesh.

Ai e ka një shtëpi të madhe, dy banesa, dy prona dhe dy vetura, njërin prej tyre me vlerë hiç më pak se 48 mijë euro.

Rama merr rreth 13 mijë euro pagë vjetore. Ndërkaq pasuritë e deklaruara i ka si të përbashkëta, pa deklaruar që të kujt tjetër. /Gazeta10 – Express

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.