Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selimi i reagon Muratit për 10ml e BQK-së: Marrëzi e plotë, kjo u bë sepse qeveria ishte e paaftë t’i investonte 800ml në investime kapitale

Gazeta10
21 Korrik 2024 - 15:00

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sot tha se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e Qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, kjo sipas tij ndodhi për “herë të parë në historinë e shtetit”. Pos, ish-ministri Selimi, deklaratën e Muratit e quan “marrëzi të plotë”, pasi sipas tij “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale”.

Selimi reagimin e ka bërë për këtë çështje në rrjetin social X (ish Tëitter), ku shkruan: “Marrëzi e plotë. Ministri i Financave i Kosovës krenohet që Banka Qendrore ka fituar 10 milionë euro “për herë të parë” me qeverinë.

Por, sipas Selimit “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale, pra këto para të buxhetit janë bllokuar në bankën qendrore duke mbledhur interes minimal.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.