Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selimi për Specialen: Gjykimet fillojnë tani, por “vjelja e organeve” nuk u zbulua kurrë

Gazeta10
01 April 2023 - 18:53

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka përmendur se Kosova ishte nën presion nga Perëndimi për të formuar Gjykatën Sepciale, për të trajtuar akuzat e Dick Martyt.

Ai në një shkrim në Twitter, ku e ka ripostuar edhe atë që e publikoi më herët kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se lidershipi kosovar ka qëndruar dy vite në paraburgim.

Ai tutje ka thënë: “Gjykimet fillojnë tani, por asnjë “vjelje organesh” nuk u zbulua kurrë”.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë lajmin e “Reuters” ku njoftohet se pritet të fillojë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.