Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Selmanaj: Çdo ndërmarrje publike të jetë politike – kush i fiton zgjedhjet t’i udhëheqë korporatat

Gazeta10
27 April 2023 - 21:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Diton Selamanaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi në “Politiko” duke akuzuar se Qeveria ka mbrojtur ish-udhehqësinë e kësaj ndërmarrje, shkruan Gazeta10.

Selmanaj teksa komentoi rastin e KEK-ut dhe ‘’kapjet’’ e ndërmarrjeve publike, tha se sipas tij ndërmarrjet publike duhet të jenë politike, sa herë që ndërrohen Qeveritë, të ndërrohen udhëheqësit.

“Nëse flasim për ndërmarrjet publike unë e kam mendimin tim. Unë mendoj që cdo ndërmarrje publike duhet të jetë politike. Unë mendoj se kush i fiton zgjedhjet duhet të i marrë ndërmarrjet publike. Kështu është në botë.”, tha ai në “POLITIKO”.

Tutje, komentatori politik, Adrian Çollaku i është drejtuar Selmanajt duke e  akuzuar se LDK-ja nuk janë duke e bërë opozitën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.