
Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme të futbollit kosovar.
Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Bekim Shotani, Milaim Berisha, Agron Selmani, Avni Haxhiu dhe Behar Maliqi.
Opinionisti Agron Selmani pati disa fjalë për dy herë kampionin e Kosovës, Ballkanin.
Ai tha se klubi nga Suhareka ngjallë frikën te skuadrat e tjera të Superligës.
“Klubet tjera kur luajnë ndaj Ballkanit luajnë me motivim shtesë pasi është klubi më i madh për momentin në Superligë dhe është e vështirë të përballesh me ta” – tha Selmani.