Nexhat Llumnicën nga Sindikata e Re e KEK-ut ka adresuar një varg ankesash për kushtet e punës dhe rreziqet që po u kanosen punëtorëve të kësaj ndërmarrje nga puna e mbingarkuar dhe kushtet e dobëta të punës.
Vetëm në vitin 2021, Llulmnica tha se 35 punëtorë dyshohet se kanë vdekur nga sëmundje profesionale të punës në KEK.
Ai në Prime Time në Kanal10 po ashtu është ankuar edhe për pagat e ulëta si dhe mbingarkesën e punës në këtë ndërmarrje energjetike.
“Kemi mungesë të jashtëzakonshme të stafit në KEK. Është një sfidë e jashtëzakonshme. Puëntorët po sfidohen edhe me rreziqe të shëndetit. Në vitin 2021, i kemi pasur rreth 35 raste të vdekjeve, që ne dyshojmë që janë sëmundje profesionale që i marrin gjatë procesit të punës, duke pasur parasysh pluhurin, gazrat helmuese e elementet kimike që janë në KEK. Pagat e vogla në krahasim me punën që e bëjmë.”, tha Llumnica në Prime Time./Gazeta10