
Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi përmes një postimi në Facebook ka treguar se është duke marrë pjesë në Senatin e SHBA-ve, raporton Gazeta10.
Përmes këtij postimi ai tregoi edhe për goditjen që kryetari i Komitetit për Marrëdhënje me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, Sen Bob Menendez, në fjalimin e tij hyrës i dha goditje të fuqishme Vuçiqit, duke iu referuar si ‘lider i uritur për pushtet, që thot një gjë para perëndimorëve dhe vepron ndryshe mandej, nuk respekton marrëveshjet dhe vazhdon të jetë lojal ndaj Putinit./Gazeta10