Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Senati i UP-së thërret mbledhje të jashtëzakonshme për profesorin Bejta

Gazeta10
11 April 2023 - 17:32

Senati i Universitetit të Prishtinës do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar lidhur me “shkeljet e përsëritura disiplinore, joakademike dhe joetike” të profesorit Bekim Bejta, ka njoftuar Parlamenti Studentor.

Parlamenti Studentor ka thënë se e mirëpret mbledhjen e jashtëzakonshme të senatit si dhe dy protestat e paralajmëruara për nesër, para Fakultetit të Filologjisë dhe para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

“Në mbledhjen e cila do të mbahet nesër, do të diskutohet dhe do të merret vendimi lidhur me shkeljet e përsëritura disiplinore, joakademike dhe joetike të Prof. Asoc. Dr. Bekim Bejta, mësimdhënës në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Filologjisë”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

Përfaqësuesit e Parlamentit kanë thënë se do të jenë të zëshëm dhe të vendosur për të kërkuar masa radikale, përfshirë përjashtimin e profesorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.