Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Senegali kombëtarja e vetme pa lojtarë nga liga vendase

Gazeta10
18 November 2022 - 11:30

Ndërkohë që vendasit e Katarit dhe Arabia Saudite janë dy Kombëtaret e vetme në Botërorin që fillon të dielën e 20 nëntorit që kanë në përbërje vetëm lojtarë nga kampionatet vendase, ekziston edhe një skuadër që nuk ka asnjë futbollist që luan aktualisht në kampionatin kombëtar.

Senegali zbarkon në Katar si kampioni në fuqi i Afrikës, ndërkohë që trajneri Aliou Cisse ka grumbulluar lojtarë të cilët luajnë të gjithë jashtë vendit. Krahasuar me Kupën e Afrikës, trajneri, i cili disa ditë më parë rinovoi kontratën, la në shtëpi lojtarin e vetëm që luan në Senegal: portierin 22-vjeçar të Casa Sports, Alioune Badara Faty.

Niveli i kampionatit vendas në shtetin e Afrikës Perëndimore është i dobët, teksa talentet emigrojnë menjëherë sapo pikasen nga skautët e ndonjë klubi europian. “Luanët e Terangës” janë pjesë e grupit A në Kupën e Botës bashkë me Katarin, Holandën dhe Ekuadorin. Sfidën e parë do e zhvillojnë ndaj Holandës së Van Gaal (21 nëntor).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.