Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Serbët falënderojnë Kosovën për solidarizimin me viktimat e shkollës

Gazeta10
05 May 2023 - 16:19

Të mërkurën më 3 maj, nxënësi i shkollës “Vladislav Ribnikar” në Beograd, Kosta K. la të vdekur 9 persona, mes tyre 8 bashkëmoshatarë dhe një roje sigurie, kur hapi zjarr ndaj tyre në ambientet e shkollës.

Ngjarja bëri bujë në mbarë botën, ndërsa edhe në Kosovë krerë shtetërorë shprehën ngushëllime për familjet e të prekurve.

Veç ngushëllimeve, Organizatorët e Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, të enjten në mbrëmje kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës.

Pos tyre, qirinj ndezi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

E përdorues serbë të Twitterit kanë falënderuar Kosovën për këtë gjest.

“Faleminderit Prishtinë, Faleminderit Kosovë”, shkruan Ivan Videnoviq, profesor i asociuar në Universitetin e Beogradit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.