Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Serbët protestojnë kundër Vuçiqit e Listës Serbe në veri, EULEX-i monitoron situatën (VIDEO)

Gazeta10
08 January 2023 - 12:44

Qytetarët serbë janë mbledhur në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe partisë serbe në Kosovë, Listës Serbe, raporton Gazeta10.

Ndryshe nga protesta në Shtërpcë që po mbahet aktualisht në këtë pjesë të vendit, situatën nuk po e monitoron Policia e Kosovës por EULEX-i.

Siç raporton gazetarja e Kanal10 Bleona Dallaveraj, protestuesit janë mbledhur para selisë së Listës Serbe me pankarta të ndryshme në gjuhën serbe por edhe me fotografi të monumenteve kulturore serbe.

Mbajtjen e protestës në pjesën veriore të Mitrovicës pranë monumentit të Knez Llazarit, simbolikisht në ora 12.01, e ka paralajmëruar komisioneri i të ashtuquajturës ‘Lëvizjes për Mbrojtjen e Kosovës’, Nebojsha Joviq.

Protesta ishte planifikuar fillimisht për të hënën, por organizatorët vendosën të ndryshojnë ditën për shkak të detyrimeve që do të kenë në vendet e tyre të punës më 9 janar.

Mediat serbe këtë protestë e quajtën si protestë kundër “tradhtisë së lartë” të Aleksandër Vuçiqit dhe “torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve, shantazheve” të Listës Serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.