Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbi: Protestë në Zajeçar, dita e dhjetë e bllokadës së gjykatës në Novi Sad

Gazeta10
24 May 2025 - 14:00

Protesta “Liria nis nga lindja” po mbahet sot në Zajeçar të Serbisë, dy javë para zgjedhjeve lokale në këtë qytet më 8 qershor – zgjedhjet e para në Serbi që nga fillimi i bllokadave gjashtëmujore studentore, raporton N1, transmeton Klan Kosova.

Protesta filloi në orën 11:00 dhe sipas planit të shpallur nga studentët në bllokadë, do të zgjasë 12 orë.

“Ky tubim është shumë i rëndësishëm për shkak të studentëve dhe për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Zajeçar. Ne duhet të jemi me studentët gjatë gjithë kohës, për të mos humbur shpresën dhe durimin”, deklaroi një qytetar.

Ndërkaq, dita e 10-të e bllokadës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Novi Sad është duke vazhduar, dhe tre aktivistë nga Novi Sadi janë ende në paraburgim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.