Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbia demantohet për “ç’njohjen”, Presidenti i Sierra Leones thotë se do t’i forcojmë lidhjet me Kosovën

Gazeta10
12 April 2025 - 14:03

Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio, ka shkruar për takimin që ka pasur në Turqi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka thënë se ndjehet tepër mirë që ka pasur rastin ta takojë Osmanin.

Ai ka thënë se janë dakorduar me Osmanin për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve përmes angazhimit në nisma të ndryshme me përfitim reciprok.

“Ne ramë dakord të forcojmë lidhjet dypalëshe midis Sierra Leones dhe Kosovës, duke u angazhuar për të bashkëpunuar në iniciativa të ndryshme që do të përfitojnë të dy kombet”, ka shkruar ai.

Sierra Leone e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 11 qershor 2008.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.