
Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, Deklaratën për të Zhdukurit më Dhunë, të dakorduar mes Kosovës e Serbisë, e ka parë si thjeshtë një pohim i Serbisë, që nuk do të zbatohet asnjëherë.
Gashi ka përmendur në “Prime Time” rastin e Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës, duke thënë se Serbia edhe me këto vende ka deklarata të tilla për të zhdukurit me dhunë, të cilat nuk i zbatoi asnjëherë, shkruan Gazeta10.
“Tema për të pagjeturit me Kroacinë është që 12-13 vite, nuk është zgjedhur kurrë ky problem. Me Bosnje e Hercegovinën i njëjti. Edhe me deklarata është i njëjti. Pra, jemi duke folur për një Serbi që është vetëm në aspektin deklarativ, që thotë po. Pra viktimat nuk janë fare të gjetura. Është një shtet multi-mafioz, dinë krimin me kthye në vlerë monetare, me na shitë vendeve të Ballkanit se i ka do lobe të caktuara financiare që dinë me bë krim të organizuar dhe me ble edhe lobe ndërkombëtare.”, tha ai./Gazeta10