Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbia siguron organizimin e një panairi botëror në vitin 2027, Blinken e uron publikisht

Gazeta10
21 June 2023 - 16:34

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka uruar Serbinë pasi kanë garuar dhe kanë arritur që të sigurojnë organizimin e EXPO2027, një panair botëror që njihet nga Byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave me seli në Paris.

Blinken ka paralajmëruar se SHBA-ja do të merr pjesë në organizimin që do ta bëj Serbia më 2027.

“Ne e përgëzojmë Serbinë për ofertën e tyre bindëse dhe mezi presim të shfaqim një pavijon të mrekullueshëm në vitin 2027”, ka shkruar Antony Blinken, duke falënderuar ata që e kanë përkrahur SHBA-në në ofertën për të organizuar panairin e njëjtë.

Urimet Serbisë i kanë shkuar edhe nga zyrtarja tjetër e Departamentit Shtetit, Liz Allen, Nënsekretare për Diplomacinë dhe Çështjet Publike.Allen ka uruar Serbinë për ofertën fituese për të organizuar Expo 2027, derisa thotë se pret me padurim që SHBA-ja të bëj një paraqitje të fortë në Beograd.

Përmes një njoftimi për media, Byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave ka bërë të ditur se shtetet anëtare të Byrosë kanë zgjedhur Serbinë si vendin pritës për organizimin e Ekspozitës së Specializuar nga 15 maj deri më 15 gusht 2027 në Beograd me temën “Të luajmë për njerëzimin – Sporti dhe muzika për të gjithë”.

Serbia është zgjedhur në raundin e katërt të votimit, me shumicë votash, nga vendet anëtare të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, derisa në garë ka qenë edhe SHBA, Tajlanda, Argjentina dhe Spanja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.