Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Serbia “tradhton” Rusinë, dërgon ndihma në Ukrainë

Gazeta10
29 March 2023 - 14:13

Qeveria e Serbisë ka vendosur të dhurojë ndihma për Ukrainën. Zyrtarë të qeverisë serbe konfirmuan se kanë dërguar ndihma humanitare. Bëhet fjalë për pajisje elektrike, gjeneratorë dhe transformatorë.

Përfaqësues të qeverisë në Beograd thanë se ndihma synon përmirësimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta në këtë shtet.

Dhurimi i ndihmave është bërë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Euriopian. Kamionët me ndihma do të kalojnë përmes Rumanisë dhe do të transferohen në Kiev.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic tha se qeveria e saj do të vijojë të ndihmojë qytetarët e Ukrainës edhe në të ardhmen.

Vendimi i Beogradit shihet si një pikë kthese në politikën e jashtme. Serbia është ndër vendet e vetme të Ballkanit që ka marrëdhënie speciale me Rusinë. Gjithashtu, është i vetmi vend në proces integrimi në Bashkimin Euriopian që nuk ka pranuar të vendos sanksione ekonomikë kundër Rusisë. Në Beograd ka pasur shpesh protesta të organizatave dhe partive që mbështesnin luftën në Ukrainë, raporton Euronews Albanian.

Kjo sjellje e ka penalizuar Serbinë në raportet ndërkombëtare. Në raportin e fundit, Bashkimi Europian kërkonte nga Beogradi që të ndryshonte politikën e jashtme në funksion të qëndrimeve të Unionit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.