Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sergio Ramos merr ofertë nga Arabia Saudite

Gazeta10
09 June 2023 - 11:07

Numri i yjeve në Arabinë Saudite së shpejti mund të rritet, pasi edhe Sergio Ramos është nisur asaj rruge. 

Pasi Cristiano Ronaldo shkoi atje për 200 milionë euro në vit, më pas kaloi Karim Benzema për të njëjtën shumë.

Flitet se edhe N’Golo Kante do të kalojë për 100 milionë në sezon, por pronarët e pasur të klubeve në Arabinë Saudite duan edhe Sergio Ramos.

Megjithatë, atij nuk i ofrohet një shumë as e përafërt me lojtarët e lartpërmendur.

Ish-kapiteni i Spanjës dhe Real Madridit, është lojtar i lirë pas dy vitesh në Paris Saint-

Germain, dhe atij i ofrohen nga Al Hilal rreth 20 milionë euro për sezonin.

Nëse e pranon ofertën, Ramos do të luajë në ligë me ish-bashkëlojtarët e tij, me të cilët disa herë ka pushtuar kampionatin spanjoll dhe Ligës së Kampionëve.

Për PSG-në, Ramos luajti 58 ndeshje në dy sezone.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.