
Dështimi i djeshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sipas analistit politik, Fadil Miftari ishte i pritshëm.
Kjo siç thotë ai për dy arsye:
“Nuk dua të flas në emër të përveçshëm, por vet profili i personit që u nominua në një pozitë tejet të rëndësishme ishte pak a shumë e mos vendosur në besim të secilit njëri që është në ato karrige. U dit që ishte e pritshme sepse njerëzit ndoshta mendojnë se duhet të ketë njerëz që kanë reputacion, krediciale më të forta në shoqëri. Ka qenë shumë e pritshme sepse nuk mund të vendoset aty një emër ofendues ndaj palëve tjera“, deklaroi ai në emisionin “Gazeta”.