Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 

Gazeta10
18 March 2023 - 21:25

Bisedimet në Ohër rreth aneksit të zbatimit të planit evropian, midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, sipas gazetarit të Kanal 10, Kushtrim Sadiku i cili po raporton direkt nga Ohri, janë ndërprerë për t’u rikthyer sërish pas një pauze tjetër.

Kurti dhe Vuçiq, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh.

Gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.