Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Sërish shpërthim në veri të Mitrovicës

Gazeta10
03 July 2023 - 9:03

Fotografia ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, ka thënë se nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale nga shpërthimi.

“Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52 , është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te tre rrokaqiejt është dëgjuar një detonim/shpërthim. Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi. Mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bomb, dhe nuk është hasur në dëme anësore.”, ka thënë ai.

Ndryshe, ditë më parë persona deri tash të panjohur kishin sulmuar me mjet shpërthyes pikë kontrollin policor në këtë lagje, por nuk kishte të lënduar. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.