
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, me një panel shumë interesant, i përbërë nga Bekim Isufi (analist i përhershëm), Ramiz Krasniqi, Taulant Dajaku, Sami Sermaxhaj dhe Gëzim Sveçla.
Në studio po diskutohet për xhiron e fundit të stinorit vjeshtor dhe për selektorin e Kosovës.
Për këtë të parën foli edhe Sami Sermaxhaj, me theks të veçantë te ndeshja Ballkani – Prishtina, e cila ishte kryesorja e kësaj xhiro.
Trajneri Sermaxhaj tha se barazimi ishte epilogu real i kësaj ndeshje.
“Te Ballkani u vërejtën mungesat e shumta që kishte, andaj mendoj se barazimi ishte rezultati real për këtë ndeshje të shumë luftuar” – tha Sermaxahaj.
Sermaxhaj potencoi edhe emrat që i munguan sot Ballkanit, me praninë e të cilëve ai tha se Ballkani pa dyshim se do t’i fitonte tre pikët.
“Nuk kishte lojë të rrjedhshme. Nuk kishte qartësi të lojës në zonën e tretë, aty ku munguan Gripshi, Ismajlgeci dhe Kryeziu, si pjesë kryesore e kësaj skuadre.” – përfundoi trajneri i mirënjohur kosovar.