Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

S’është hera e parë që udhëheqë me KEK-un – Kush është Përparim Kabashi?

Gazeta10
25 April 2023 - 20:03

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës sot ka shkaruar kryeshefin e kësaj ndërmarrjes, Nagip Krasniqin i cili tanimë ndodhet në paraburgim si i dyshuar për disa vepra penale, raporton Gazeta10.

Pas këtij vendimi, bordi i KEK-ut ka emëruar si ushtrues detyre, Përparim Kabashin, i cili edhe më herët kishte qenë në këtë pozitë.

“BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm. Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KEK-u.

Por, kush është Kabashi që tani do ta mbajë pozitën e ud.kryeshefit?

Sipas të dhënave që Kabashi ka publikuar në “Linkedin”, ai ka qenë menaxher në KEK që nga viti 2000 deri më 2008.

Përveç kësaj pozitë si epror, që nga viti 2009 Kabashi kishte qenë për pesë vite të tjera anëtar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Duke përjashtuar pozitat që kishte në KEK dhe të tjerat lidhur me energjinë, ai në “CV” e tij si një pozitë që ka pasur e ka futur edhe pozitën e ‘’këshilltarit që nga prill 2014 deri më 2015”, ndonëse nuk ka treguar se ku ka ushtruar këtë funksion.

Që nga viti 2015, sipas të dhënave ai e ka mbajtur pozitën si Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK, raporton Gazeta10.

Por, në vitin 2021 pas shkarkimit të kryeshefit të KEK-ut, Luigj Imeri, bordi e kishte emëruar si ushtrues detyre të kryeshefit ekzekutiv, Përparim Kabashin.

“Në këtë vazhdë, BPD gjithashtu ka marre vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar Përparim Kabashin, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhej në atë kohë në njoftimin e KEK-ut.

Pra, për Kabashin del që të mos jetë kjo hera e parë e ushtrimit të një funksioni të tillë./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.