Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“S’është politika veç çka thotë Amerika” – Jasharaj: Sanksionet e ShBA-së të padrejta

Gazeta10
30 May 2023 - 21:16

Aktivisti i shoqërisë civile Durim Jasharaj i ka parë si të padrejta ”sanksionet” e vendosura nga ShBA-ja ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri të vendit, raporton Gazeta10.

Jasharaj ka thënë se sanksionet janë të padrejta dhe Republika e Kosovës nuk i ka merituar këto sanksione.

“Gjithë këto kompromise që bëri Kosova dhe gjithë presioni sërish po i bie Kosovës? Është ka na bëhet e padrejtë. S’dmth me i shpall luftë Amerikës, por na takon me thanë të vërtetën tonë, kërkush s’ka me na marrë inati me thanë qëndrimin tonë. Sanksionet që na i vendosi Amerika janë të padrejta, a guxojmë qekaq me thanë? A guxojmë me thanë që nuk i ka merituar këto sanksione Republika e Kosovës?”, ka thënë ai në “POLITIKO”.

Tutje, ai ka thënë se Kosova duhet të koordinohet me aleatët dhe të dilet me fytyrë të bardhë nga kjo situatë.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e shqetësuar, por duhet ta ruaj pozicionin që kemi. Besoj që Kurti do të takohet me ambasadorin amerikan, zyrtarët amerikanë dhe në fund të ditës të dilet me fytyrë të bardhë prej kësaj dite, duke thënë se mos të cenohet rendi kushtetues”, tha ai në Kanal10.

Për këtë ai ka pasur edhe një replikë më komentatorin, Fidan Rama, ku aktivisti Jasharaj morri si shembull dy grupe njerëzish, duke thënë se politika është përpjekje e s’është çka thotë Amerika.

“I pari grup i njerëzve thotë se kemi me hëngër bari e parimet s’i thyejmë, shumë të çuditshëm janë. Kemi pa çka del nga ta. Grupi i dytë thotë se s’kemi nevojë ne me mendu se mendon Amerika për neve. Politika është përpjekje, s’është çka thotë Amerika.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sot ambasadori amerikan, ka deklaruar se FSK-ja është përjashtuar nga “Defender Europe ’23”, duke e quajtur këtë si pasoja e parë ndaj Ksoovës për shkak të mos koordinimit me aleatët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.