
Bojkotimi i ambasadorëve të QUINT-it në pritjen shtetërore të 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës të organizuar nga krerët shtetëror, sipas Adrian Çollakut nuk është rastësi, por lajm i keq për Kosovën.
Çollaku në Politiko këtë e arsyetoi me protokollin shtetërorë, ku si i tillë ai thotë se ftesat e këtyre eventeve, u dërgohen më herët të ftuarve që do të jenë pjesë e tij, transmeton Gazeta10.
Madje sipas Çollaku, ky bojkotim i ambsadorëve kryesor të QUINT-it në Kosovë është vazhdimësi e presioneve dhe paralajmërimeve që SHBA-ja i kanë bërë krerëve të shtetit pas situatës së krijuar në veri.
“Është alarmi i fundit. Duhet të jetë shqetësuese si për Kurtin edhe Osmanin, që të reflektojnë e t’i dëfgjojnë këshillat.”, tha Çollaku në Politiko. /Gzeta10