
CITY Kolegj, Universiteti i York i Kampusin Europian në Thesaloniki të Greqisë, do të mbajë një prezantim informuese sa i përket shpërndarjes së 25 bursave për studentët kosovar, raporton Gazeta10.
“Scholarship Info Day” do të mbahet me 9 shtator në ora 17:00 në Hotelin Sirius në Prishtinë, ku përfaqësuesit e Kolegjit CITY do të tregojnë detajet shtesë për bursat.
Nga totali, 5 bursa janë të ndara për nivelin Bachelor, 10 Master dhe 10 MBA.
Dorëzimi i dokumentave mund të bëhet deri në datën 15 shtator (e premte) në adresën zyrtare, admissions@york.citycollege.eu ose në mënyrë fizike nga ora 15:00 deri 17:00 në Hotel Siriusi në Prishtinë./Gazeta10.