Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Sevilla huazon Januzajn në Turqi

Gazeta10
03 February 2023 - 10:53

Sevilla ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me skuadrën turke Istanbul Basaksehir për huazimin e Adnan Januzajt.

Januzaj do të qëndrojë në kampionatin turk deri në përfundim të edicionit garues 2022/2.

“Sevilla FC dhe Istanbul Basaksehir FK të Superligës turke kanë arritur marrëveshje për  huazimin e sulmuesit Adnan Januzaj deri në fund të sezonit.

Lojtari i lindur në Bruksel largohet si huazim pas mbërritjes së tij në qytetin e Seviljes verën e kaluar.”, thuhet ë njoftimin e klubit spanjoll.

Si lojtar i Sevillas,  bilanci i Januzajt në këto muaj që ka veshur fanellën e skuadrës mund të përmblidhet në gjashtë ndeshje; dy nga La Liga Santander, një nga Copa del Rey dhe tre nga UEFA Champions League.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.