
Ka përfunduar koha e rregullt e finales së Europaligës që po luhet në Budapest ndërmjet Sevillës dhe Romës.
Rezultati pas 90 minutave është 1-1 dhe ndeshja do të shkojë drejt vazhdimeve.
Të parët që kaluan në epërsinë ishin skuadra e Romës me golin e shënuar nga Paulo Dybala.
Ekipi spanjoll u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, ku barazoi shifrat me anë të një autogoli nga Mancini.