Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Shakira lanson këngën e fundit, flet për ndarjen nga Pique

Gazeta10
20 October 2022 - 14:44

Shakira, e cila sapo është ndarë nga futbollisti nga Gerard Pique, ka publikuar këngën e saj të re “Monotonia” në bashkëpunim me Ozuna, raporton Gazeta10.

Në këngën e re, artistja kolumbiane duket se flet për fundin e martesës me Pique.

“Nuk ishte faji yt dhe aq më pak i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk kam thënë gjë, por unë e dija që një ditë do të ndodhte. Ka qenë gjithmonë kështu. Ti ke dashur gjithmonë protagonizmin. Harrove çfarë ne ishim. Po më e keqja është se nuk ishte faji yt e aq më pak i imi, ishte i monotonisë. Prej kohësh nuk ishe më i njëjti dhe më le për narcisizmin tënd”, thuhet mes tjerash në tekst.

Në videon e cila nuk hapet në territorin e Kosovës, Shakira shfaqet me lot në sy.

Pas gjashtë vjetësh Shakira dhe Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Çifti kanë dy djem, 4-vjeçarin Milan dhe 2-vjeçarin Sasha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.