Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shala: Amerika shtet irracional, të rreh e s’t len me kajtë

Gazeta10
07 June 2023 - 20:47

Qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Kosovës, komentatori politik, Krenar Shala i ka parë si veprime që janë pasojë e gjeopolitikës që ka shpërthyer viteve të fundit në Evropë.

Shala ka thënë se Kosova po përballet me një shtet irracional (referuar Amerikës), i cili ”të rreh edhe s’t len me kajtë”.

“Qëndrimi tij (Kurtit) reflektoj që nuk do të tërhiqet. Por, do të mund ta shqyrtonte një tërheqje taktike, por jo në të gjitha pikat që po insistojnë ndërkombëtarët, sepse po vërehet qartë se ata janë duke i thënë më shumë përparësi çështjeve që lidhen me stabilokracinë dhe jo atyre që lidhen me sundim të ligjit dhe demokracinë. Kur përballësh me akter që për shkak të gjeopolitikës që ka shpërthyer në Evropë, janë bërë tepër irracional me neve, atëherë ti duhesh me pas parasysh që edhe të rreh edhe s’t len me kajtë. Nuk të vet pse o tu t’rreh, se me kanë që të vetë, edhe ta bën se unë po të rrehi për këtë arsye është gjysma e së keqes. Ai t’kap të rreh, s’t len me kajtë, me bo me kajtë edhe njëherë, të rreh edhe më shumë.’’, tha Shala në ‘’Politiko’’.

Ai ka shpjeguar më tutje se përse e ka quajtur ShBA-në, shtet irracional, duke thënë se ka ndryshuar kërkesat e saj ndaj Kosovës për shkak të politikës në kontinent.

‘’Pra, duke pasur parasysh që jemi duke përballur me një akter irracional siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës…. Irracional se deri dje na ka thënë sundimi i ligjit, sovraniteti, demokracia. Tash po thotë s’janë të rëndësishme këto, s’më intereson a je demokratë, a sundon ligji. Më intereson stabilokracia, ti duhesh me i dhanë diçka Serbisë, se Serbia na ka rrejt që ka me u kthy ka na edhe na jemi mashtruar nga ta.’’, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.