Politiko

Shala bën krahasimin e çuditshëm: Pse duhet me tu përzi vëllau, me të kallxu ku është kuzhina jote?

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 21:50

Në studion e “Politikos” janë komentuar raportet mes kryeministrit të vendit, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Analistët, Krenar Shala ka thënë se nuk është kundër bashkimit, por që sipas tij, ka mënyra të ndryshme.

“Ka mënyra të ndryshme të bashkimit. Unë nuk jam për mos mu bashku. Shumë mirë që e kena bashku tregun energjetik me Shqipërinë. Pse s’po bashkohesh ti me vëllain tanë ti në një banesë me nejtë? Pse duhet me t’u përzi vëllai me të kallxu ku është kuzhina?”, tha Shala.

Tutje Shala ka thënë se Albin Kurti ka më shumë legjitimitet tek shqiptarët sesa Edi Rama

“Vëllai i madh sipas meje është Albin Kurti dhe jo Edi Rama. Ma shumë ka legjitimitet të Shqiptarët Albin Kurti, më shumë e duan. Jam i bindur që krejt shqiptarët e duan më shumë”, ka thënë Shala. /Gazeta 10/ 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.