Gazeta10

Shala e cilëson të pavërtetë deklaratën e Kryeministrit Kurti për konflikt të mundshëm mes Kosovës e Serbisë  

Analisti Krenar Shala në emisionin debatues të Kanal10, “Politiko”, e ka quajtur pompoze deklaratën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, se ka rrezik për një konflikt në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

“Deklarata e Kurtit është pompoze, nuk mund të paramendojmë një luftë kur kemi parasysh që ky rajon është i rrethuar nga NATO dhe BE, e Serbia është aq e vogël për të bërë pushtim të ndonjë pjese të territorit. Nuk më duket korrekte as nga ana e liderëve të opozitës që së paku të kritikojnë jo vetëm zotëri Kurtin, por edhe Serbinë pse e kanë zgjedhur nënkryetar një person që ka qenë i përfshirë në masakra në Kosovë, na e kemi nënkryetar të Kuvendit”, ka thënë ai. 

Sipas Shalës, Kryeministri Kurti e ka bërë këtë deklaratë që t’u tregojë faktorëve ndërkombëtarë se Serbia ka intenca të njëjta si Rusia, shkruan Gazeta 10.

“Po e dijmë të gjithë që është pompoze, nuk është e vërtetë”, ka thënë më tej ai.

Emisionin “Politiko”, mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar në Youtube. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë