
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij.
Shala ka theksuar se tubimi në kryeqytet veçse ua ka pasqyruar fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Pjesëmarrje me dhjetëra e mijëra simpatizantëve dhe pjesëtarëve të tjerë në niveleve të ndryshme nga mbarë Kosova, të cilët ishin përkrahës të programit të Partisë Demokratike të Kosovës, e që na fuqizon fitoren tonë që ne e presim”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Shala ka thënë se fushata e PDK-së ka qenë e moderuar dhe e kulturuar, të cilës theksoi se i prin Bedri Hamza si kryeministër. /Gazeta10/