
Komentatori politik, Krenar Shala ka kritikuar partitë politike për vazhdimin e fushatës elektorale, përkundër ngjarjes tragjike në Jabllanicë të Gjakovës.
Sipas Shalës, partitë politike kanë shpërfaqur mungesë të solidarizimit lidhur me këtë rast tragjik.
Tutje, ai ka thënë se pjesëtarët e këtyre partive do të duhej t’i vizitonin edhe familjarët e të ndjerëve.
“Partitë politike duhet të solidarizoheshin me familjet dhe të shkonin për vizitë për të shprehur ngushëllimet e tyre”, ka thënë Shala.
Ndryshe, tre të rinj kanë humbur jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës, pasi shtëpia e pabanuar ku ishin duke luajtur ishte shembur. /Gazeta10/