
Komentatori i politikës, Krenar Shala, në debatin Politiko, ka thënë se ministrin Rifat Latifin e ka rrëzuar presioni i mediave dhe publikut, sepse sipas tij Latifi nuk është një person që mundet ta duroj presionin publik, raporton Gazeta10.
“Besoj që mediat dhe populli e ka rrëzu zotrin Latifi, tash nuk e di a kanë pasur të drejtë mediat dhe populli që e ka rrëzu por thjesht duket që është një person që nuk mundet ta duroj shumë presionin e publikut. Është një profesionit, një personalitet që do të duhej ta jepte kontributin në sektorin e shëndetësisë por në dikaster ku nuk ka presion të madh nga ana e publikut dhe mediave. Pra është rrëzim klasik nga publiku dhe media.”, tha Shala./Gazeta10.