
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Krenar Shalës dhe Pranvera Ejupi-Hajzerajt.
Shala ka thënë se kosovarëve u ka ardhur marre të prezantohen si kosovarë, ngaqë siç tha ai, Kosova më herët ka pasur nivel të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Organizatat ndërkombëtare munden me thanë që në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit ka pasur përparim. Iu ka zbardh imazhi Kosovës se ty të ka ardh marre me thanë që je i Kosovës”, ka thënë Shala.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar ashpër Ejupi-Hajzeraj.
“Na jem krenarë që jem kosovarë dhe që e kem këtë shtet. Edhe këto sene janë marrina me u thanë”, ka reaguar ashpër Ejupi-Hajzeraj. /Gazeta10/