
Në emisionin INFO10 në Kanal10, aktivisti politik i Partisë SocialDemokrate, Azdren Shala, ka thënë se një nga parimet juridike të Gjykatës Speciale nuk ekziston në asnjë tribunal ndërkombëtar, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ata kanë bërë kërkesë në Kuvendin e Kosovës që të ketë ndryshim në dy pikat në Gjykatën Speciale.
“Njëra prej tyre është natyra e aktakuzës dhe tjetër është subjekti i aktakuzës, pra subjekti i aktakuzës në këtë gjykatë speciale nuk është krimet e kryera gjatë luftës por krimet nga UÇK-ja”, ka thënë ai më tej.
Tutje ai ka thënë se një nga parimet e kësaj gjykate nuk ekzistojnë askund.
“Forma qysh akuzohet këta, pra nuk akuzohen për mungesë të veprimit ndaj krimit që kanë ndodhë në zigjirin e tyre komandues por akuzohen pse ju nuk e keni ditë pse kanë ndodhë ato krime, kjo nuk ekzsiton, ky parim juridik po them shkurtimish nuk ekziston në asnjë tribunal ndërkombëatër”, ka thënë ai më tej.
Kujtojmë se ditë më parë nga Gjykata Speciale është dënuar Salih Mustafa me 26 vjet burgim. / Gazeta10.