
Komentatori politik, Krenar Shala ka komentuar kritikat e emisarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Shala ka thënë se ekziston një shkak se pse Grenell po bën deklarime të tilla.
“Duhet me ia qitë gishtin në kry vetes jo sepse z.Grenell ka thane që kemi punët keq me Amerikën, por për shkak që z.Grenell ka marrë çmim në Presidencën serbe”, ka thënë Shala.
Sipas tij, Grenell nuk i ka dënuar deri tani veprimet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës.
“Nuk e ka dënuar sulmin në Banjskë. Nuk e ka dënuar sulmin ndaj infrastrukturës kritike”, ka thënë ai.
I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.
Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”. /Gazeta10/