
Analisti politik Mentor Shala ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka qenë politik që nga themelimi i Gjykatës Speciale.
Duke komentuar në Politiko caktimin e 16 shtatorit si datë për shpalljen e aktgjykimit, Shala tha se, sipas tij, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ka pasur synim t’i bëjë një favor Serbisë përmes krijimit të kësaj gjykate dhe gjykimit të luftës së UÇK-së.
“Kjo gjykatë prej fillimi u pa që është politike. Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kanë dashur t’ia bëjnë një favor Serbisë me krijimin e kësaj gjykate dhe eventualisht me gjykimin e luftës së UÇK-së. Prej fillimi ka qenë politike, nuk i përngjan një gjykate. Tre vjet janë mbajtur peng pa aktakuzë, ndërsa tash po bëhen gjashtë vjet në izolim”, tha Shala.