
Komentatori politik, Krenar Shala ka komentuar rezultatet e mundshme që mund të dalin në zgjedhjet e shkurtit mes partive politike.
Shala ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë rezultate të larta në këto zgjedhje.
Por nëse ndodh e kundërta, Shala ka thënë se VV do të shkojë në opozitë pikërisht për shkak të ardhjes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Nëse nuk i merr 42.5% kanë me shku në opozitë. Këta edhe po kanë qejf me shku në opozitë për shkak edhe të Trumpit”, ka thënë Shala. /Gazeta10/