
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Halit Shaljani në linjë direkte për emisionin “Gazeta” teksa fliste për vdekjen e dyshimtë ë të riut në Lipjan, aty ku po hetohet edhe veprimi i zyrtarëve policor, tha se në rast se këta të fundit dalin fajtorë, atyre duhet tu jepet dënimi meritor për secilin enkas.
Sipas Shaljanit, me një rast të tillë, nuk mund të përgjithësohet e gjithë policia në vend.
“Duhet të japim mendim të sinqertë pa e dalluar se kush është akteri. Nëse policia gjinden fajtorë, e tek të cilët ka prova që si shkaktar i tyre është vdekja e personit, atëherë edhe pse pa dashjen e tyre dënimi duhet të jetë për secilin person i cili kryen veprim me të cilin konsumon elemente të veprës penale. Më vjen keq për rastin që ka ndodh, i shpreh ngushëllime familjes mirëpo si polici nuk mund të i përgjithësojmë të gjithë” tha ai.