
Afaristi i njohur, Shaqir Palushi derisa është pyetur nga gazetarja se suksesi i tij është një dhuratë apo kjo është arritur me punë, përgjigjja e tij ishte mjaftë interesante.
Ai tha se duhet të punohet në atë drejtim, por që është edhe dhuratë nga zoti, raporton Gazeta10.
“Fati vjen dhuratë nga Zoti, nëse nuk e merr ti, e merr tjetri, por që mendojë që pjesa më e madhe është punë, asnjëherë nuk kam qenë shumë i zgjuar për të ditur se çka do të ndodh por që asnjëherë nuk jam dorëzuar”, tha ai në Kanal10. /Gazeta10