Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky e lut Trumpin

Gazeta10
08 June 2025 - 19:15

Volodymyr Zelensky ka publikuar një video ku i bën thirrje SHBA-së që t’i lejojë Ukrainës të blejë sistemet e domosdoshme të mbrojtjes ajrore.

Lideri ukrainas tha se ekipi i tij nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga amerikanët pas kërkesës së bërë javë më parë.

“Ruset po përgatiten të vazhdojnë luftën dhe po injorojnë të gjitha propozimet për paqe. Ajo që duan rusët është shkatërrimi i plotë i jetës. Në më shumë se njëmbëdhjetë vjet të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ata kanë sjellë vetëm një gjë të re në tokën tonë, trashëgiminë më të përhapur ruse, rrënojat dhe vdekjen”, tha ai.

Ndërkohë, SHBA-ja refuzoi t’i dorëzonte 20 mijë raketa ukrainasve, të cilat u dërguan drejt Lindjes së Mesme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.