Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

SHBA sanksionon Shefin e BIA’s Aleksandar Vulin, shkak krimi i organizuar dhe destabilizimi i rajonit

Gazeta10
11 Korrik 2023 - 17:10

Sot, Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja, ka sanksuar Aleksandër Vulinin, që momentalisht mban pozitën e Shefit të Inteligjencës serbe.

Sipas njoftimit të dhënë nga Departamenti amerikan i Shtetit, sanksionimi i Vulinit tregon vendosmërinë e SHBA-së për t’i mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në afera korruptive dhe që çojnë përpara agjenda të tyre politike dhe personale, në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, raportom Express, përcjell Gazeta10.

“Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për veprimet e tij të korruptuara dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu veprimtaritë keqdashëse të Rusisë në rajon”, ka thënë Nën-Sekretari amerikan i Thesarit, Brian S. Nelson

Në njoftim thuhet se Vulin është përfshirë në krimin e organizuar transnacional, operacionet ilegale të narkotikëve dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Vulin ka mbajtur një marrëdhënie të ndërsjellë përfituese me tregtarin serb të armëve, Slobodan Tesiq, të sanksionuar nga SHBA-ja, duke ndihmuar që dërgesat e paligjshme të armëve të Tesiqit të lëvizin lirisht përtej kufijve të Serbisë”, thotë njoftimi i DASH.

Vulin tani është drejtor i BIA-s serbe, që më herët ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Punëve të Brendshme. Thesari amerikan thotë se këto institucione nuk preken nga sanksionimi i Vulinit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.