Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i FBI-së: Serbia dyshohet se ka kthyer njerëzit për spiunazh në Kinë, jo në SHBA

Gazeta10
14 Maj 2026 - 17:42

Drejtori i FBI-së, Kash Patel gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan, ka përmendur Serbinë si një nga vendet që, sipas tij, ka kthyer në Kinë disa të dyshuar për veprimtari të inteligjencës kineze, në vend që t’i ekstradonte në Shtetet e Bashkuara.

Patel e bëri këtë deklaratë gjatë dëshmisë së tij të martën, duke iu përgjigjur pyetjeve të senatorit Kyrsten Coons lidhur me udhëtimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali. Ai tha se vizita e tij kishte një mision të veçantë dhe ishte planifikuar në mënyrë strategjike.

“Siç e kam theksuar në deklaratën time hyrëse, një nga kriminelët më të kërkuar të kibernetikës, i lidhur me Partinë Komuniste të Kinës, ndodhej në paraburgim në Itali. Gjatë qëndrimit tonë atje arritëm një marrëveshje që ai të dëbohej nga Italia, në vend që të kthehej në Kinë, siç ka ndodhur shpesh në vende si Serbia”, ka deklaruar Patel.

Sipas tij, operacioni u mbajt i fshehtë dhe përfundoi me transferimin e të dyshuarit në Shtetet e Bashkuara disa javë më parë, shkruan N1.

Deklaratat e Patelit kanë ngjallur reagime, pasi ai përdori Serbinë si shembull në një debat më të gjerë për ekstradimet dhe trajtimin e të dyshuarve për krime kibernetike dhe spiunazh.

Sipas raportimeve të mediave, në muajin prill të vitit 2025 në Serbi ishin arrestuar dy shtetas, një kinez dhe një britanik, të kërkuar nga SHBA për akuza të lidhura me spiunazh dhe krime kibernetike. Më pas ata ishin vendosur në arrest shtëpiak, por në gusht arritën të arratiseshin, duke çuar në një urdhër ndërkombëtar arresti.

Autoritetet amerikane i kanë akuzuar ata për përfshirje në fushata frikësimi ndaj disidentëve kinezë dhe për tentativë të paligjshme të tregtisë së pajisjeve ushtarake. /Telegrafi/

https://x.com/admirim/status/2054561681674506375?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2054561681674506375%7Ctwgr%5E2e3685cdc2be73675aa112c2a8bd2d036477b149%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshefi-i-fbi-se-serbia-dyshohet-se-ka-kthyer-njerezit-per-spiunazh-ne-kine-jo-ne-shba%2F

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.