Gazeta10

Shefi i NATO-s arrin në Presidencë, e pret Osmani

Ka nisur takimit mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit me të parën e vendit, shefi i NATO-s do të pritet në takim nga kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të NATO-s mëngjesin e së hënës, Stoltenberg më pas do të vizitojë Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’iu adresohet trupave.

Të martën, më 21 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd, ku do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Të mërkurën, më 22 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë, thuhet në njoftimin e NATO-s. /Gazeta10/

NË FOKUS

gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
naim murseli
“Dy ditë besë” - Familja Ademaj i jep besë familjes Murseli
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
407385529_222349917549408_8629165754259080005_n
Naim Murseli dhe Liridona që u vra pardje, kishin aplikuar për divorc në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal
liridonaa
Familja e Naim Murselit anulon të pamën për Liridona Murselin