Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shefi i NATO-s i bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të angazhohen në mënyrë konstruktive

Gazeta10
18 March 2023 - 11:06

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim, raporton Koha.net.

“Bisedimet e lehtësuara nga BE-ja në Ohër janë të rëndësishme dhe pres nga Aleksandar Vuçiq e Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Është kyçe për stabilitet të qëndrueshëm dhe për të ardhme evropiane e euro-atlantike për rajonin. NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë të qëndrueshme e paqësore”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.