Gazeta10

Shefi i NATO-s u bën thirrje Kosovës e Serbisë: Përmbajuni zotimeve tuaja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për media lexoi deklaratën e Aleancës pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në Bruksel. Ai tha se i mirëpresin “hapat e fundit që janë ndërmarrë nga Prishtina, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të Forcave Speciale të Policisë në veri dhe planet të mundësuar zgjedhje të reja komunale”.

Stoltenberg theksoi se “është esenciale të shmanget çdo lloj eskalimi i mëtejmë dhe inkurajojmë të dyja palët që të veprojnë në përmbajtje dhe në përputhje me zotimet e tyre”,

Në përputhje me zotimet e Prishtinës që nga viti 2013, çdo lloj zbarkimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, kërkon pajtimin/pëlqimin e KFOR-it dhe presim konsultimet me kohë, kuptimplote, për çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë mjedisin e sigurisë”, theksoi ndër tjerash shefi i NATO-s.

Ai këtu tregoi se në reagim ndaj trazirave të fundit, NATO ka zbarkuar qindra trupa shtesë në Kosovë. “Vazhdojmë ta monitorojmë siutatën dhe qëndrojmë të gatshëm të veprojmë për ta përmbushur mandatin tonë të OKB-së”, shtoi Stoltenberg.

Shefi i NATO-s tha po ashtu se e mirëpret takimin e 14 shtatorit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Këtë, ai e cilësoi si të vetmen mënyrë “për t’i zgjidhur çështjet e mbetura dhe për ta arritur zgjidhjen që respektobn të drejtave të të gjitha komuniteteve”.

“Kjo kërkon durim, insistim dhe kompromis”, theksoi Stoltenberg.

Ky takim, siç tha Stoltenberg, “është mundësi për Kosovën që është palë e përgjegjshme”.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri